U shpall në kërkim nga policia italiane si pjesë e grupit ‘Habilaj’, arrestohet në Vlorë

Vlora

U shpall në kërkim nga policia italiane si pjesë e grupit ‘Habilaj’, arrestohet në Vlorë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:46
Vlorë

Policia e Shtetit ka bërë të mundur gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme arrestimin e një prej personave të shpallur në kërkim nga dosja e njohur ‘Habilaj’.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë 40-vjeçari Nezar Seiti nga Vlora, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, lidhur me grupin ‘Habilaj’.

Ndërsa, blutë bëjnë me dije se vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna  për kapjen e ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia italiane pasi arrestoi 4 shqiptarë në Itali, bashkë me kreun e grupit Moisi Habilajn, kishte shpallur në kërkim edhe tre të tjerë ku mes tyre ishte edhe 40-vjeçari.

Po ditën e djeshme, policia gjatë aksionit për të arrestuar Florjan Habilajn, sekuestroi 4.5 ton drogë, e cili dyshohet se është pjesë grupit ‘Habilaj’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat