Vlorë, i moshuari gjendet i mbytur në Shushicë

Vlora

Vlorë, i moshuari gjendet i mbytur në Shushicë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Trupi i pajetë i një 82-vjeçari është gjetur i mbytur në lumin Shushicë në Vlorë. 

Viktima i iddentifikuar si shtetasi Vesel Devollaj, është gjetur rreth orës 10:20  në afërsi të  fshatit Xhuerinë.

Policia thotë se viktima, prej datës 05.02.2018 rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa.

"Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor" thotë policia.

 Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat