U zhduk në det prej të enjtes, arsyeja prekëse pse vlonjati donte të ikte në Itali

Vlora

U zhduk në det prej të enjtes, arsyeja prekëse pse vlonjati donte të ikte në Itali

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:51
Vlorë

I zhdukur prej tri ditësh, dyshohet se është larguar drejt Italisë me mjet lundrues. Familjarët kanë bërë denoncimin në Policinë e Vlorës, pasi prej tri ditësh nuk kanë asnjë kontakt me Ksando Imerajn, 33 vjeç.

Ymeraj ka humbur kontaktet prej të mërkurës në mbrëmje, ndërsa dyshohet se ka tentuar largimin drejt Italisë me një mjet lundrues.

Mësohet se shkak i largimit të tij drejt shtetit italian të jetë pikërisht fakti që 33-vjeçari dëshironte të bashkohej me të afërmit dhe familjarë të tij që jetojnë në Itali.

Ndërkohë, rezulton se kjo është hera e dytë që 33-vjeçari përfshihet në një situatë të tillë, pasi dhe disa muaj më parë ka tentuar largimin drejt Italisë.

Por, duket se rasti i fundit ka shqetësuar realisht familjarët e tij në Vlorë, të cilët kanë bërë denoncimin në Polici, por ende nuk ka nisur asnjë kërkim për gjetjen e 33-vjeçarit.

Dyshimet janë të shumta për zhdukjen e tij deri edhe te mbytja në det, në rastin më të keq, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Edhe pse është tentuar të kontaktohet në telefonin e Ymerajt, diçka e tillë është krejtësisht e pamundur.

Ndërkohë mësohet se veç denoncimit të bërë në Policinë e Vlorës, të afërm të tij kanë bërë denoncim edhe në Policinë italiane, por deri më tani nuk ka nisur asnjë kërkim për të bërë të mundur gjetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat