Grabitja e bregdetit, nën hetim gjyqtarë dhe prokurorë të Vlorës

Vlora

Grabitja e bregdetit, nën hetim gjyqtarë dhe prokurorë të Vlorës

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:40
Vlorë

Prej muajsh ka nisur në Shqipëri verifikimi i pronave të bregdetit, ndërsa “koka” e parë që u pre ishte ajo e kryebashkiakut të Lezhës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me bregdetin e Shëngjinit.

Probleme ka pasur edhe në bregdetin e Durrësit, ndërsa një rast verifikimi ka nisur për 100 hektarë tokë me probleme dokumentacioni në vijën bregdetare të Vlorës.

Mësohet se janë nën hetim 7 persona, mes tyre edhe gjyqtarë dhe prokurorë.

Task forca ka analizuar të gjitha veprimet e kryera në 16 vite nga personat nën hetim.

Task Forca e ngritur nga qeveria do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat