Protestë nga bizneset e vogla në Vlorë, bllokohet rruga

Vlora

Protestë nga bizneset e vogla në Vlorë, bllokohet rruga

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:38
Bizneset e vogla në Vlorë

Shoqata e biznesit të vogël në Vlorë ka protestuar kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Protesta e biznesit të vogël është zhvilluar paraditen e të premtes në ambientet para prefekturës dhe drejtorisë së tatimeve Vlorë, ndërsa protestuesve u është bashkuar edhe dega e PD-së Vlorë.

Vezëve para ambienteve të prefekturës dhe thirrje kundër qeverisë, kanë shoqëruar protestën 30 minutëshe të biznesit të vogël në Vlorë, duke bllokuar dhe aksin rrugor. Ata shprehen se futja në skemën e TVSH-së do të thotë falimentim.

Prefektura dhe tatim taksat, të cilat ndodhen në një godinë janë zgjedhur si institucionet ku biznesi ka kërkuar të protestojë, institucione, të cilat përfaqësojnë qeverinë shqiptare dhe janë pjesë kryesore e përfshirjes në këtë skemë të biznesit të vogël. Nuk kanë munguar edhe përfaqësues të PD-së Vlorë, por edhe deputetë të kësaj force politike, si deputetja Nada Mecorapaj, për të cilët skema e re e TVSH-së, çon drejt falimentimin të gjitha bizneset në një vend, ku situate ekonomike është më e vështirë se kurrë.

Policia gjatë protestës nuk ka ndërhyrë, ndërkohë që protestuesit kanë deklaruar se të tilla protesta do të vijojnë edhe janë rruga e vetme demokratike kundër një qeverie që mbron oligarkët dhe është kundër qytetarëve të vet.

Ndërkohë, në ambientet e Drejtorisë së Tatim Taksave të Vlorës është zhvilluar dhe një takim sensibilizues me biznesin e vogël, ku drejtoresha e tatimeve në Vlorë ka sqaruar tatimpaguesit, të cilët kanë kaluar në skemën e re me TVSH.

Pranvera Resulaj është shprehur se në Vlorë nga 6000 biznese të vogla në skemën e TVSH kanë hyrë 350 prej tyre dhe deri më sot nuk kemi çregjistrime nga skema e re me TVSH.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat