Plehrat në rrugë, në Panaja të Vlorës s’ka as kosha për mbeturinat

Vlora

Plehrat në rrugë, në Panaja të Vlorës s’ka as kosha për mbeturinat

Më: 23 prill 2018 Në ora: 20:28
Vlore

Situata me mbetjet urbane në fshatrat e Vlorës është e rëndë. Në Panaja, banorët i hedhin mbetjet në anë të rrugës. Në gjithë zonën nuk ka asnjë kosh mbeturinash.

Në fshatin Panaja të Vlorës ku mbeturinat hidhen anash rruges. Banorët thonë se s’kanë kosha dhe janë të detyruar.

“I hedhim në çdo vend që na ha syri. Ne i shlyejmë detyrimet, shteti s’na përgjigjet”, thotë një banor i zonës.

Nga mbeturinat ushqimore e deri te gomat është panorama e pandryshuar në anë të rrugës së Panajasë.

Njësia administrative Qendër, e cila mbulon 13 fshatra nuk ka asnjë plan konkret për mbledhjen e mbetjeve urbane. Fshatrat e Panajasë, Bestrovës, Oshtimës, Kërkovës, Mifolit etj prej vitesh nuk kanë asnjë vend grumbullimi për mbetjet. Banorët i marrin me makina dhe i depozitojnë anës rrugës kryesore mbetjet.

“Në Panaja s’gjendet asnjë kosh, vetëm plehra ka. Qëkur u bë Bashkia e madhe fshatrata mbetën jashtë përdorimit” thotë një banor tjetër.

Edhe pse paguajnë taksa në bashkinë e Vlorës, makinat e pastrimit nuk duken kurrë në horizont. Top Channel rikthehet këtë herë në zonë brenda pak muajsh por situata, në pritje të zgjidhje së problemeve të tenderit që bashkia hapi për pastrim mbetet ende katastrofike, si për mjedisin ashtu dhe jetën e banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat