Vlora çel sezonin turistik

Vlora

Vlora çel sezonin turistik

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:23
Pamjet që ofron qyteti bregdetar këtë sezon turistik dëshmojnë transformimin që është bërë falë investimeve me projekte madhore.

E cilësuar si perla e rivierës shqiptare, Vlora çeli mbrëmjen e djeshme sezonin e ri turistik me një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të muzikës shqiptare.

Pamjet që ofron qyteti bregdetar këtë sezon turistik dëshmojnë transformimin që është bërë falë investimeve me projekte madhore.

Projekte të standardeve evropiane si Lungomare, janë cilësuar si kartëvizita më e mirë dhe një ftesë për turistët e huaj.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga çelja e sezonit turistik në Vlorë, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”.

Transformimi i vijës bregdetare në Vlorë është vetëm një nga investimet kryesore strategjike që janë ndërmarrë në kuadër të Rilindjes Urbane në qytetin bregdetar.

E transformuar në një vijë bregdetare të standardeve më të larta të Mesdheut, rehabilitimi dhe rivitalizimi i hapësirës urbane brenda vijës bregdetare, e ka transformuar Lungomaren në një shëtitore bregdetare që i jep tiparet e një plazhi mesdhetar.

Ndërkohë në kuadër të Rilindjes Urbane janë realizuar edhe projekte të tjera në infrastrukturën rrugore me impakt të ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. /ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat