Akuzat për të dhënat e prindërve, Nikolla: Për të ndërtuar një komunikim të ri - Bota Sot
Akuzat për të dhënat e prindërve, Nikolla: Për të ndërtuar një komunikim të ri

Vlora

E martë, 17 korrik 2018

Akuzat për të dhënat e prindërve, Nikolla: Për të ndërtuar një komunikim të ri

Më: 20 maj 2018 Në ora: 10:51
Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të bëra nga opozita për çështjen e të dhënave të prindërve që u kërkuan në shkolla. Banorët e Vllahinës pyetën ministren Lindita Nikolla për sqarimin e kësaj çështje. Kryesuesja e dikasterit të Arsimit deklaroi se kjo kërkesë nga mësuesit ndaj fëmijëve tuaj është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për tu informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.

Nikolla:“Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë. 

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë. Nuk ke interes ta dish? Në qoftë se nuk ke interes, aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në  Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5  investime, më thoni nga t’ia fillojmë? Nuk do doje që të jepje një përgjigje? Ja pra që kjo është arsyeja.”

 Nikolla informoi qytetarët se do të shpjegohet edhe në Parlament dhe Prokurori për këtë cështje por kërkoi nga qytetrët të mos gënjehen nga deklaratat për përdorimin dhe falsifikimin e të dhënave për zgjedhje. Ka një ligj theksoi Nikolla për të mbrojtjen e të dhënave personale por ka edhe një udhëzim ministri se si mblidhen ato.

Nikolla: “Se e bëni këtë sikur c’është kjo ID personale! Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë. 

Kjo është arsyeja që kërkojmë ID, edhe mos ti veshim me këto gjëra sepse sinqerisht është e turpshme dhe ka një ligj që mbron të dhënat, ka edhe një udhëzim të ministres që fati e paska dasht që të jem po unë, se si mblidhen të dhënat nëpër shkolla. Mos u gënjeni nga historitë se të marrin ty ID dhe e marr unë tani përmes mësueses së fëmijës tënd dhe unë tani prodhoj një kartë që kur të vijm pas 4 vjetësh…

E kupton çfarë turpi i madh që është kur ti ke shtetin sot në dorë, por gjërat që janë në gjendje ti bëjnë vetë është gjëja e parë që ju shkon në mendje që ne se shohim as në ëndrrën më të keqe.

Atëherë unë do të sqarohem edhe në parlament, më kanë bërë edhe padi penale do shkoj edhe në prokurori ta sqaroj, ka edhe një hetim të hapur nga komisioneri dhe nuk më tremb asgjë.

Dua të komunikoj i dashur xhaxha. 

Dua të komunikoj me prindërit e Shqipërisë sepse nuk arrij dot të jem në të gjitha shkollat e Shqipërisë në një çast, edhe të pyes se si po punon ajo mësuesja aty? Si janë tekstet? Si po punon drejtori? Si po punon drejtoresha e arsimit?

Më thoni nuk e keni ju këtë nevojë? Kur është e mundur dhe kur e kemi mundësinë pse mos ta bëjmë? 

Dhe po bëhet në mënyrë të studiuar përmes specialistëve më të mirë të IT për të ngritur një sistem të sigurt komunikimi. 

Ne prodhojmë çdo javë informacion, “News Letter” quhet në këtë gjuhën e bukur të komunikimit dhe shkon në shumë pak njerëz. Pse? Sepse nuk kemi ndërtuar këtë sistem. Por çfarë të keqeje ke ti edhe sikur të thuash: Jazëk të qoftë që gënjen moj Lindita. Por ti mere njëherë informacionin. Informohu.” -theksoi Nikolla.

Deklarata e ministres së Arsimit u bë gjatë turit të llogaridhënies me banorët e Vllahinës dhe Novoselës në Vlorë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test