Bitumi që ndot Vorën/ Ministria i ka pezulluar lejen, por puna vazhdon

Vlora

Bitumi që ndot Vorën/ Ministria i ka pezulluar lejen, por puna vazhdon

Më: 29 maj 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Sipas lejes së Mjedisit, të miratuar më datë 15 gusht të vitit 2016 me firmën e ministrit të Mjedisit të asaj kohe, Lefter Koka dhe ish drejtorit të agjencisë së lejeve, Julian Beqiraj, aktiviteti është në pronësi të personit juridik: Salillari Sh.p.k., me person përgjegjës: Pëllumb Salillari.

Në lejen mjedisore, thuhet se objekti i instalimit është: Përzierja e çimentos dhe grumbullimi i betonit. Veprimtari që përfshijnë ngrohjen por jo distilimin e katranit ose bitumit në lidhje me ndonjë veprimtari prodhimi.

Por, banorët që jetojnë aty pranë, në rrugën e vjetër Vorë-Marikaj dhe që shohin nga afër aktivitetin e kësaj fabrike flasin për një realitet tjetër, të ndryshëm nga ai që parashikon leja mjedisore.

Prej 4 vitesh kemi shku jemi anku disa here, dmth ka shku deri në atë pikën ku ska më, unë jam i pari që mund të rrezikoj jetën, më mirë unë se fëmijët e mi që hajnë helm çdo ditë. kanë qejf fëmijët me dal me lujt jashtë, nuk mund ti nxjerr jashtë se bëhet ambienti i ndotur si mjegull . unë sdu që të më punësojë se ja më punësoi, po fëmijët e mi, ti punësoj edhe ata? Un kam qenë këtu, ai e ka bo pasi kam ardh unë,. e ka pas të betonit dhe jo të bitumit, tani ka kalu ktu lart dhe e ka të bitumit dhe e ka gjithë ditën dhe gjithë natën”, thotë Pëllumb Loçi.

Ndërkohë ministria e Mjedisit thotë për Top Channel se ja ka pezulluar lejen mjedisore aktivitetit prej 3 ditësh, megjithëse aktiviteti po vijon punën krejt normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat