Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit - Bota Sot
Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit

Vlora

E premte, 20 korrik 2018

Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 20:24
Foto nga bregdeti shqiptar

Kjo fundjavë e parë e qershorit ka sjellë një fluks të madh të pushuesve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Ata nuk i gjen vetëm në jug, por edhe në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë një destinacion i turisteve të huaj këtë sezon është edhe Vlora. Prenotimet kanë qenë jo vetëm nga vendet e lindjes, ndërsa këtë të diel kanë mbërritur pushues nga Gjermania, Franca, Italia, Anglia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina.

“Në Vlorë kam mbërritur sot në mëngjes. Kjo nuk është hera e pare që vij në Vlorë. Më pëlqen shumë plazhi dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe në veçanti të Vlorës”, shprehet një turiste.

“Vij nga Londra për herë të parë në Vlorë. Jam e kënaqur nga pamjet që të ofron Vlora, si deti ashtu dhe mali. Fotot ia kam dërguar miqve të mi në Angli. Kam ngelur e mrekulluar dhe i kam bërë ftesë që të vijnë në Shqipëri, se do të gjejnë plazhe të bukura dhe ushqim shumë të mirë”, thotë një turiste londineze.

“Shqipëria duhet të punojë më shumë për turizmin, duhet ta promovojë edhe më shumë bukuritë që ofron Vlora, ndërkohë që ushqimi është njëlloj si në Itali, por duhet punë ende në këtë shërbim. do ishte më mirë që zonat e Karaburunit dhe të Sazanit të mbeten të virgjëra siç janë aktualisht, se nqs këto destinacione do popullohen pa fund, kjo bukuri natyrore do prishet”, thotë një turist italian.

Të huajt nuk preferojnë vetëm plazhet, por edhe zonat historike dhe arkeologjike, si dhe zonat malore si Llogoraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test