Sekuestrohen llogari me 293 mijë euro të italianit

Vlora

Sekuestrohen llogari me 293 mijë euro të italianit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:28
Policia në Vlorë

Policia e Vlorës ka sekuestruar katër llogari bankare me vlerë totale 293 mijë euro, të një shtetasi italian.

Burime zyrtare të policisë së Vlorës bëjnë të ditur se këto para dyshohet se janë fituar nga veprimtari kriminale. Mësohet se vetë shtetasi italian nuk jeton në Shqipëri, por thjesht kishte hapur numrat e llogarive ku kishte depozituar paratë.

“Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qëndrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L. Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro. Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”, njofton policia e Vlorës.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat