Turizmi në Vlorë, Bedinaj: Nuk kemi bum turistik por cilësor, shumë kontrolle

Vlora

Turizmi në Vlorë, Bedinaj: Nuk kemi bum turistik por cilësor, shumë kontrolle

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:30
Ilustrim

Kontrollet e shpeshta në subjektet që operojnë përgjatë bregdetit po krijojnë imazh negativ tek turistët. Kreu i operatorëve turistik për jugun Vasil Bedinaj shprehet se është e nevojshme që qeveria të ndryshoj sistemet e kontrolleve pasi përtej fluksit të klientëve duhet të përballen edhe me inspektime nga një sërë institucionesh.

Bedinaj: Përballemi jo thjesht me klientët, por përballemi me një fluks kontrollesh, AKU, Tatimet, Hetimi Tatimor, etj. Një person duhet të presë dhe të përcjellë të gjitha kontrollet që vijnë nga qeveria lokale dhe qendrore.

Bedinaj thotë se jugu këtë vit nuk ka pasur bum turistësh në numra por ata kanë qenë më cilësor.Ndërkohë për gushtin priten turistë nga Italia,Holanda dhe Gjermania.

Bedinaj: Nuk kemi një bum turistik, kemi një sezon turistik cilësor. Kemi zgjerim të sezonit nga turistë nga Ukraina, Bjellorusia, Rusia dhe Polonia, kurse për muajin gusht kemi turistë nga Holanda, Italia dhe Gjermania.

Gjatë këtij sezoni ajo që konstatohet në jug është zgjatja e sezonit turistik nga 45 në rreth 70 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat