Zbulohet motivi i masakrës në Vlorë! 8 persona vdiqën për shkak të ushqimit për pulat

Vlora

Zbulohet motivi i masakrës në Vlorë! 8 persona vdiqën për shkak të ushqimit për pulat

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:57
Ridvan Zykaj

Është hedhur dritë mbi motivin që e ka çuar 24 vjeçarin me probleme mendore Ridvan Zykaj që të qëllojë mbi pjesëtarët e dy familjeve të fisit të tij në fshatin Resulaj, duke lënë të vdekur 8 persona e plagosur 6 të tjerë.

Shqiptarja ka mësuar se shkak për masakrën më të madhe të parë ndonjëherë në Shqipëri, është bërë ushqimi për pulat.

Konflikti ka nisur pasi pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e 24 vjeçarit. Një konflikt ka nisur nga ana e të riut dhe më pas është rrëmbyer arma. 8 persona kanë vdekur ndërsa 6 të tjerë janë lënë të plagosur nga breshëria e dy karikatorëve të kallashit që ka përdorur i Ridvan Zykaj.

Media gjithashtu mëson se 24 vjeçari në moshë të re është përfshirë nga flakët duke i djegur dhe që nga ajo kohë ka shfaqur probleme mendore.

Aktuaisht Zykaj është në arrati ndërsa të gjitha forcat speciale të policisë kanë shkuar në vendngjarje. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes pasi 24 vjeçari është i armatosur dhe ka municione të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat