Sot lamtumira viktimave të masakrës në Vlorë, hapet zia në tre shtëpia

Vlora

Sot lamtumira viktimave të masakrës në Vlorë, hapet zia në tre shtëpia

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:32
Pamje nga video

Në fshatin Resulaj ka pllakosur zia.  Trupat e pajetë të 8 viktimave të masakrës së Ridvan Zykajt kanë mbërritur në shtëpitë e tyre nga ku do të përcillen për në banesën e fundit.

Zia është hapur në tre shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit, në shtëpinë Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt. Të dy këta ishin djemtë e Demirit.

Pasditen e djeshme Ridvan Zykaj ka shkuar fillimisht në banesën e Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar ka shkuar në banesën e Besimit. Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Policia ka arrestuar sot në mëngjes 24 vjeçarin, autor të masakrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat