"Nuk duroj dot, sa të dalë nga burgu do e vras"! Çfarë plagësh hapi autori i masakrës së Selenicës

Vlora

"Nuk duroj dot, sa të dalë nga burgu do e vras"! Çfarë plagësh hapi autori i masakrës së Selenicës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:01
Nusja dhe i riu që vranë nënën dhe djalin në Vlorë pak kohë më parë

Mes kërkesave të qytetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje, ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, autori i masakrës së Selenicës.

Ritvan Zykaj u përball në gjykatë me qytetarë të shumtë të cilët janë të revoltuar me aktin makabër të tre ditëve më parë, ku 24-vjeçari i mori jetën 8 të afërmve të tij në fshatin Resulaj të Selenicës.

Nën masa të rrepta sigurie, Zykaj ishte i shoqëruar nga efektivë që e zbritën nga furgoni i shoqërimit për në gjykatë, por nuk kanë mundur të shmangnin dot thirrjet e qytetarëve: I pashpirt!

Një pankartë me mbishkrimin “dënim me vdekje për kriminelët”, e mbante në dorë një grua veshur me të zeza. 

Historia e saj është mjaft e trishtë. Ajo është vajza e gruas së moshuar që pak kohë në VLorë më parë u dogj e gjallë në banesë bashkë me djalin e saj. Autor ishin nusja e familjes, dhe një i ri, me të cilin ajo kishte raport intim.

“Kur të dalin nga burgu do ta vrasim nuk kam fuqi ta duroj”, thotë mes lotësh gruaja e veshur në të zezë, e cila kërkon të dënohen me vdekje. 

E njëjta kërkesë, edhe për Ritvan Zykën, që vrau gjakftohtësisht 8 të afërm të tij, mes tyre dy fëmijë dhe tre gra. 

Olsi Hoxhallarin dhe të ëmën Salkie Hoxhallarin, i vranë për xhelozi, sepse dy të dashuruar, që të dy të martuar, nuk takoheshin dot. Krimi u "maskua" fillimisht si renia zjarri ku tha se se nene e bir u dogjen pas nje shkendije qe shkrumboi shtepine ku jetonin, por me vone u zbulua krimi i pasionit. 

Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin.

Por që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën.

Bashkëpuntorë në këtë masakër është edhe bashkëshortja e Olsit, Hysnie Hoxhallari e cila dyshohet se ka fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat