Masakra e Selenicës/ Akuza për pulat? Zbulohet një tjetër konflikt mes familjeve

Vlora

Masakra e Selenicës/ Akuza për pulat? Zbulohet një tjetër konflikt mes familjeve

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:38
Ritvan Zykaj qe vrau 8 kusherinjte e tij

Edhe pse i riu Ritvan Zykaj qe vrau 8 kusherinjte e tij, ka deklaruar në Gjykatë se ngjarja kishte ndodhur për shkak se e akuzonin gjithnjë për vjedhje dhe se akuza e fundit kishte qenë për disa pula, duket se ngjarja nuk eshte vetem kaq.

Ndërkaq, banorë të fshatit Resulaj theksojnë se mes dy familjeve kishte pasur konflikte të herëpashershme për çështje pronash. Sipas tyre, familja e tetë viktimave kishte jetuar më parë lart në kodrine. 

Pas viteve 2000, ata kishin zbritur në fshat ku ndërtuan banesat në tokat e tyre. Por kjo nuk është mirëpritur nga familja e autorit të krimit. Madje, kanë pasur mosmarrëveshje për një pjesë të kësaj prone.

I kontaktuar nga “Panorama”, nënkryetari i Bashkisë së Selenicës, Neim Veshaj, pranoi se ishte në dijeni të këtij konflikti. Sipas tij, dy familjet nuk ishin ankuar asnjëherë zyrtarisht në bashki për mosmarrëveshje për çështje pronash. Por, ai theksoi se e kishte mësuar një gjë të tillë nëpërmjet banorëve të fshatit.

Pikërisht ky shkak dyshohet të ketë ndikuar që të tetë familjarët e vrarë të mos varroseshin në varrezat e fshatit, por në pronën e tyre. Një veprim i tillë nga ana e të mbijetuarve dhe familjarëve të tjerë të viktimave, dyshohet të jetë kryer edhe si një formë për t’i treguar familjes tjetër, djali i së cilës kreu këtë masakër, se kjo pronë do të jetë tashmë e tyre.

“E kam dëgjuar nga banorët këtë konflikt, por zyrtarisht asnjëherë nuk ka ardhur një ankesë prej tyre. Ne si bashki ende nuk kemi vendosur nëse do t’u akordohet një fond ndihmese të mbijetuarve. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë, ne do të vendosim sesi do të procedojmë më tej me të mbijetuarit e për t’i ndihmuar ata”, u shpreh Veshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat