Sekuestrohen 50 kilogramë hashash në Vlorë

Vlora

Sekuestrohen 50 kilogramë hashash në Vlorë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Policia e Vlorës ka sekuestruar 50 kg hashash në lagjen “Partizani” të këtij qyteti, pranë spitalit.

Në një banesë 3-katëshe janë gjetur armë dhe drogë, ndërkohë që është shoqëruar një person. Burime nga Policia e Vlorës thonë se janë gjetur rreth 50 kg kanabis.

Forca të shumta policie janë përfshirë në aksionin blic, ndërsa kontrollet kanë qenë të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat