Tritoli trondit Vlorën, shpërthim në katin e 4 të një pallati

Vlora

Tritoli trondit Vlorën, shpërthim në katin e 4 të një pallati

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 08:27
Vlorë

Vlora është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim tritoli në një banesë në lagjen “Isa Boletini”.

Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes, pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat