Vlorë, 42 mln lekë për panele mbrojtëse në lumin Vjosa

Vlora

Vlorë, 42 mln lekë për panele mbrojtëse në lumin Vjosa

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:52
Lumi Vjosa

42 milion lekë të reja janë investuar për ndërtimin e pesë paneleve mbrojtëse në Lumin Vjosa për të shmangur përmbytjet në rrjedhën e saj të poshtme!

Në dimër prurjet e Vjosës janë të mëdha dhe mijëra hektarë janë përmbytur çdo vit mes Fierit e Vlorës.

Puna ka nisur prej muajsh dhe pritet të finalizohet para nisjes së reshjeve

Flamur Mamaj: Këto përmirësojnë gjendjen në shtratin e lumit Vjosë por jo se parandalojnë përmbytjet , kjo ka të bëjë me shumë investime të tjera që duhet bërë në gjithë gjatësinë e lumit të Vjosës".

Ndërsa tokat bujqësore përmbyten nga prurjet e Vjosës, qyteti i Vlorës përmbytet nga ujërat e zeza sa herë ka reshje intensive.

Shkak sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve bëhet bllokimi i filtrave fundore për shkak të mbetjeve që hidhen në rrjet nga vetë qytetarët.

Për kryebashkiakun Dritan Leli kjo është përpërgjegjshmëri

Leli: Çdo gjë që është e ardhur aty në filtrat e ujësjellsit të kanalizimeve të qytetit, ka ardhur nga papërgjeshmëria qytetare.

Ndërhyrjet synojnë shmangien e përmbytjeve në qytet apo tokave bujqësore ku vitin e kaluar u vunë nën ujë mbi 10 mijë hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat