Përmirësohet moti, nis lundrimi i trageteve në Vlorë

Vlora

Përmirësohet moti, nis lundrimi i trageteve në Vlorë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:20
Lundrimi i trageteve në Vlorë

Me përmirësimin e kushteve atmosferike trageti “Red Star” është ankoruar në kalatën e portit të Vlorës dhe pritet të fillojë normalisht marrjen e pasagjerëve.

Porti detar i Vlorës bën të ditur se “nisja drejt portit të Brindizit do të jetë pas përfundimit të imbarkimit”.

Moti i keq që përfshiu vendin tonë solli probleme paraditen e sotme në portet detare të Durrësit dhe Vlorës.

Në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindisi për shkak të motit me erë dhe dallgë të fuqishme nuk u nis drejt portit të Brindizit, transmeton atsh.

Ndërsa në portin e Durrësit, era e fortë dhe reshjet që nisën paraditen e sotme kanë ndërprerë përkohësisht veprimtarinë përpunuese të anijeve.

Gjatë ditës së sotme vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë orëve të pasdites reshjet do të jenë me intensitet të lartë në jug, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të humbin intensitetin.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar që prej ditës së djeshme Kapiteneritë e Porteve dhe subjektet shtetërore dhe private për keqësimin e situates detare në detin Adriatik dhe Jon me erë të fortë dhe dallgëzim. Për shkak të kësaj situate i është kërkuar subjekteve detare kufizim të lëvizjeve me çdo lloj mjeti në det. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat