Trishtuese në Vlorë, nënat braktisin fëmijët e mitur

Vlora

Trishtuese në Vlorë, nënat braktisin fëmijët e mitur

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 23:06
Ilustrim

Dy nëna kanë braktisur fëmijët e tyre, të mitur.

Nënat nga Vlora, në dy raste të veçanta, kanë kryer këtë akt, ndërsa sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për A. M., 28 vjeçe 28, banuese në Selenicë dhe G. H., 44 vjeçe, pasi akuzohen për “Braktisje e fëmijëve të mitur”.

"Më datë 09. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A. M., vjeçe 28, banuese në Selenicë. Neni 124 i Kodit Penal.
Më datë 09. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, për shtetasen G. H., vjeçe 44. Neni 124 i Kodit Penal.
Neni 124", njofton policia e Vlores.

Braktisja e fëmijëve të mitur

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat