Vrasja e ‘Il Padrinos’: Policia liron 40 personat e shoqëruar

Vlora

Vrasja e ‘Il Padrinos’: Policia liron 40 personat e shoqëruar

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Vrasja e 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi.

Nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi.

Policia e Durrësit ka shoqëruar më shumë se 40 persona por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. Ndërkohë pistat kryesore të hetimit në për këtë ngjarje janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.

Kujtojmë se në atentatin e Durrësit, Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës” u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë. Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat