Drita i revanshohet Pejës

Volejboll

Drita i revanshohet Pejës

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:04
Drita

Drita e regjistroi të enjten, fitoren e parë (3:2) në përballjet direkte me Pejën!.

Falë kësaj skuadra gjilanase, arriti të ruajë shpresat, për kualifikim eventual në finale të Play-off.

Pas humbjes në Pejë gjatë fundjavës së kaluar, Drita ka gjetur energjinë, që serinë me Pejën, ta dërgojë në ndeshjen e tretë, njëherit përcaktuese për biletën e finales.

Kjo është vetëm humbja e dytë e Pejës gjatë këtij edicioni, e para në Play-OFF.

Fituesi i duelit Peja-Drita, takohet në finale me Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat