Skenderaj përballet me Dritën, synon fitore në finalen e parë

Volejboll

Skenderaj përballet me Dritën, synon fitore në finalen e parë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:19
Skenderaj

Të dielën do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë së finaleve në garën për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën A, në konkurrencën e femrave.

Skenderaj përballet me Dritën, kërkojnë fitore në finalen e parë.

“Edhe sivjet, sikurse vitin e kaluar, protagoniste janë skuadrat e njëjta, Drita e Skenderaj.

Dy klubet rivale, që edicionin e kaluar dhuruan spektakël prej 5 finaleve fantastike, e fillojnë aventurën e sivjeme të finaleve nga e diela.

Në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, të dielën nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja e parë, pasi gjilanaset e kanë përparësinë e terenit vendas”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat