Renditja të femrat e të meshkujt në beachvolley 

Volejboll

Renditja të femrat e të meshkujt në beachvolley 

Më: 19 maj 2024 Në ora: 23:25
Fituesit

Pas dy ditëve maratonike janë mësuar edhe kampionët e grupmoshës U18 në beachvolley, në të dyja konkurrencat

Në ambientet e Holiday Resort në Sllatinë, 42 ekipe, 25 te femrat dhe 17 te meshkujt, kanë sjellë garë rivalizuese.

Te meshkujt turneu u zhvillua në sistemin me eliminimin të dyfishtë me formulën e 24 ekipeve pasi që ishin pjesëmarrëse 17 sosh.

32 ndeshje u regjistruan te djemtë, për t’i nxjerrë kampionët e rinjë të kësaj grupmoshe.

Rangimi final te meshkujt ishte ky:

1. Donat Gërguri/Erind Qalaj
2. Yll Veselaj/Erion Gashi
3. Art Berisha/Orges Lahu

Te femrat turneu u zhvillua me sistemin me eliminimin të dyfishtë me formulën e 24
ekipeve, pasi ishin paraqitur 25 ekipe, kurse dy prej tyre luajtën për kualifikim

Te femrat, rangimi final ishte ky:

1. Sara Pira/Alea Demolli
2. Fjona Shala/Enda Xhakolli
3. Elizabeta Gashi/Elona Sallauka

Gjithsejt në konkurrencën te femrat ne program ishin 47 ndeshje, ku 44 ndeshjet u arritën nga rezultatet në fushë dhe 3 ndeshje me rezultat zyrtar 2:0 (21:0, 21:0).

Në turne u zhvilluan gjithsej 76 ndeshje dhe atë 32 te meshkujt dhe 44 te femrat në dy fushat që janë ekzistuese në te ambientet e Holiday Resort në Sllatinë.

Kupat për ekipet kampione u ndanë nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, kurse medaljet nga sekrerari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe drejtori i Holiday Resort Sadik Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat