Reagon Drenica: Karaxhiqi i Lipjanit provokon rëndë Kosovën

Volejboll

Reagon Drenica: Karaxhiqi i Lipjanit provokon rëndë Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2016 Në ora: 12:20
Foto Karaxhiqi me mbishkrimin Kosova është Serbi

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht! Serbët si gjithmonë shohin ëndërra dhe provojnë mke llojin e tyre siç janë mësuar.  Ata endde shohin ëndrra dhe sa e sa herë rpiovojnë duke shkruar në bluzat e tyre Kosova eshtre Serbi. Klubi i volejbvollit Drenica reagoan ashpër në lidhje me lojtarin Miroslav Karaxhiq që mbron ngjyrat e KV Lubotenit nga Ferizaj. “Klubi i volejbollit DRENICA shpreh indinjatën e thellë për veprimet RACISTE te serbit nga Lipjani Karaxhiq. Republika e Kosovës është shtet i pavarur sovran dhe demokratik me himn, flamur e kushtetutë. Lypjani është komune që shtrihen në hartën territoriale të shtetit tonë, ku ky farë Karaxhiqi jeton. Sporti i volejbollit funksionon në kuadër të territorit të Kosovës dhe askush bash askush nuk ka te drejt të mohojë shtetësinë e tij. Fyerjet e tilla nxisin reagimet e te gjithë qytetarëve tanë në përgjithësi e spiritistëve të volejbollit në veçanti. Koha milloshoviçjane ka përfunduar, janë vrarë e masakruar mbi 14000 njerëz te pafajshëm,  gra pleq, të ri e të reja, fëmijë e foshnje të porsalindura për të vetmin faj që ishin shqiptarë Dardan autokton në Kosovë. Kërkojmë nga klubi i volejbollit LUBOTENI ta përjashtoj këtë jashtëçitje të tipit millosheviqjan, të mos shkel në parket deri sa t'i bjen ndërmend që po jeton në Lipjan të REPUBLIKES SË KOSOVËS dhe nuk ka të drejt të fyejë në baza etnike popullin shumicë shqiptarët aq me pak sportistët e komunitetit të volejbollit. FVK-ja ka obligim të merr masa ndëshkimore ndaj këtij far tipi që as nuk i ngjan sportistit dhe të ia ndaloj përjetësisht marrjen me sportin e volejbollit në REPUBLIKËN E KOSOVËS përderisa ai e mohon si të tillë. Ne nuk e pranojmë të vijë në Skenderaj për ndeshje tipa ÇETNIK si ky Karaxhiqi. Kemi akoma të freskëta krimet e luftës në vendin tonë, akoma kemi varre të hapura, nuk i dimë eshtrat e me të dashurve tanë. Nuk pranojmë nga askush fyerje te SHTETËSISË! Klubi i LUBOTENIT të distancohet nga ky veprim dhe të përjashtojë menjëherë nga radhët e veta këtë të pacipë”, thuhet në reagimin e Drenica-R_&Rukolli nga Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat