Partizani ruan kryesimin, mposht Farkën

Volejboll

Partizani ruan kryesimin, mposht Farkën

Më: 1 prill 2017 Në ora: 00:35
Partizani dhe Farka

Partizani në voljeboll për meshkuj siguron matematikisht vendin e parë në sezonin e rregullt, pasi mposhti 3-2 me sete Farka Volejn në “Fahrie Hoti” në një përballje mjaft emocionuese që u vendos në setin final. Me vetëm 1 humbje në 15 ndeshje të zhvilluara deri tani, skuadra e Ylli Tomorrit do të ketë avantazhin e fushës në ndeshejt “Play Off.

Në fakt të kuqtë e rrjetës vuajtën jo pak për të mposhtur një rival shumë të fortë si Farka Volej, që mori setin e parë 25 – 21, duke e vënë në vështirësi Partizanin.

Fituesit e freskët të Kupës së Shqipërisë falë lojtarëve me eksperiencë, dominuan në setin e dytë duke triumfuar me 7 pikë diferencë, 25 – 18.

Edhe Seti i tretë ishte më i mirë për Partizanin, që ndonëse me vështirësi fitoi 25 – 23, por në setin pasardhës volejbollistët e Farkës treguar shpirt të lartë garë duke triumfuar 25 – 23, me ndeshjen që do të vendosej në setin final.

Me emocionesh dhe drithërimash të kuqtë mundën ta fitonin këtë set 15 – 12 dhe të gjithë ndeshjen 3-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat