Barleti Volej fiton sërish ndaj Partizanit, titulli më pranë

Volejboll

Barleti Volej fiton sërish ndaj Partizanit, titulli më pranë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 09:44
Volej

Barlteti Volej triumfoi edhe në përballjen e dytë me Partizanin në Voljeboll për ferma dhe e con në 2-0 rezultatin në serinë e finaleve. Vajzat që drejtohen nga Hasan Gurabardhi humbën vetëm një set, atë të dytin, por u kthyen menjëherë në lojë për rezultatin përfundimtar 1-3. Skuadra Barleti Volej e udhëhequr nga Braho që realizoi në total 24 pikë, e fitoi setin e parë 20-25, pa e vënë në asnjë moment në diskutim epërsinë.

Në setin e dytë Partizani u zgjua dhe falë disa gabimeve të kundërshtareve fitoi 25 – 22. Por vetëm kaq sepse në dy setet pasardhëse Barleti Volej triumfoi 20 – 25 dhe 23 – 25. Vajzat që drejtohen nga Roland Tarja rivalizuan deri në pikët e fundit në setin e katërt, por pa mundur ta conin ndeshjen për set final. Për Partizani më e mira rezultoi Blloku me 17 pikë. Përballja e tretë finale do të zhvillohet të Enjten dhe nëse Partizani humbet Berleti Volej shpallet kampion i Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat