Si dështoi Kuvendi i FVK-së dhe pse nuk mund ta shkarkojnë Abedin Ibrahimin?

Volejboll

Si dështoi Kuvendi i FVK-së dhe pse nuk mund ta shkarkojnë Abedin Ibrahimin?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2017 Në ora: 13:57
Abedin Ibrahimi

Abedin Ibrahimi rri i qetë në këtë kohë që mbretëron me diell të ngrohtë të stinës së vjeshtës dhe mendon për t’i realizuar planet e tija profesionale që ka si kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. Të premten që e lamë pas pritej se do të dridhej Ibrahimi, pra do të shkarkohet, por nuk ndodhi për një arsye shumë të fortë dhe që e bën edhe më të fuqishëm tani këtë të fundit. Një burim jashtë Federatës së Volejbollit të Kosovës, njohës fije e për pe i rregullave sidomos thirret edhe në Statut të FVK-së, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se të dorëhequrit nga FVK-ja bënë një gabim trashanik! E para, ata u dashtë të thërrasin Kuvendin e FVK-së para se të dorëhiqen! “Gabimi fatal ka qenë se të dorëhequrit nga pozita e nënkryetarëve dhe të bordit të FVK-së, u dashtë të thërrasin Kuvendin sa ishin në këto pozita e të vepronin.

Por ata kanë dhënë dorëheqje dhe tani nuk janë pjesë e Ekzekutivit, prandaj ata nuk janë më pjesë të FVK-së dhe asnjë të drejtë ligjore nuk e kanë të thërrasin Kuvendin! Kuvendin e thirrën por dështuan dhe e bën edhe më të fuqishëm Ibrahimin, sepse më shumë ka pasur mysafirë se sa delegatë! Ky bord që ka dhënë dorëheqje nuk është asgjë më, nuk ka funksione, pra e kanë humbur të drejtën për të thirr Kuvend. Tash Abedin Ibrahimit i mbetet të plotësojë bordin me anëtarë të rinj në një kuvend të jashtëzakonshëm. Për të shkarkuar Abedin Ibrahimin duhen 2/3 e votave apo 38 delegatë nga 58 apo 59 sa i ka Kuvendi.

Këta të dorëhequrit nuk kanë të drejtë të kërkojnë as votëbesimin as shkarkimin e Abedini Ibrahimit, veçse nëse mblidhen 2/3 e votave”, ka thënë një burim.  Ibrahimi tani është në kalë të bardhë dhe nuk mërzitet fortë, sepse e zbaton vetëm statutin dhe asgjë më shumë.   Volejbolli vazhdon të lundrojë në ujërat e turbullta. Prandaj, mbetet të shihet se çfarë do të ngjajë gjatë këtyre ditëve dhe se si do të rrjedhin gjërat. “Edhe ata që kanë dhënë dorëheqje, edhe ata që janë brenda, duhet të mendojnë për të mirën e volejbollit dhe jo për interesat e veta. Prandaj, ta futesh sportin skofiar në një rrugë pa fund, nuk është edhe e mirë”, ka thënë një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat