Hajdaraj peng i një ankese, as me Kosovë as me Shqipëri

Volejboll

Hajdaraj peng i një ankese, as me Kosovë as me Shqipëri

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2017 Në ora: 19:12
Bardhyl Hajdaraj

Është në siklet të madh! Nuk e di as vet se si do të veprojë në ditët apo muajit e ardhshëm. Është fjala për Bardhyl Hajdarajn, volejbollisti më i mirë në vendin tonë që luan për KV Pejën. Ai shkaku i një ankesës që u bë para një kohe në Konfederatën Evropiane të Volejbollit (CEV), i mohohet e drejta që të luajë për kombëtaren e Kosovës apo për Shqipërinë. Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” Hajdaraj ka rrëfyer fije e për pe se si ka ardhur puna që t’i mohohet e drejta të paraqitet për Kosovën apo Shqipërinë dhe në anën tjetër ka kritikuar ashpër edhe disa nga anëtarët e dorëhequr të bordit të FVK-së.

“Bota sot”: Bardhyl, me Kosovën apo me Shqipërinë?

Bardhyl Hajdaraj: Dihet që unë posedoj vetëm një pasaportë dhe ajo është e Kosovës. Kam luajtur si lojtar vendorë në Kampionatin tonë tash e sa vite derisa u bënë disa ankesa në CEV nga njerëzit e volejbollit tonë për disa lojtare të dyshimta në origjinë, kështu që CEV ia ndaloj të drejtën e lojës lojtares më të mirë në Kosovë, Adelajda Prengës. Me të parë këtë dhe mundësinë për të bërë prapë keq dhe për ti ikur dënimit si federatë, e ka pa më të arsyeshme njëherë e përgjithmonë ta dërgoj një listë me lojtaret e dyshimtë që kanë si origjinë një klub jo të Kosovës edhe emri i tyre figuron si lojtar jo i Kosovës. Në atë listë jam edhe unë, sepse klub origjinë kam Studentin nga Shqipëria. Në pritje të përgjigjes nga Federata Botërore si përfundim unë nga ata jam shpall lojtar i Shqipërisë dhe vazhdoj të luaj si i transferuar nga Shqipëria në Kosovë, por që gjithmonë primare për mua është ta ndërroj origjinën në Federatën Botërore të Volejbollit dhe për këtë federata jonë ka filluar procedurat. Nuk ka faj federata nëse unë jam shpall i Shqipërisë.

“Bota sot”: A jeni kontaktuar nga FSHV apo FVK pas shpalljes lojtar i Shqipërisë?

Bardhyl Hajdaraj: Unë fill pas shpalljes time lojtar i Shqipërisë jam kontaktuar nga kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi, me fjalët:  Bardhyl, a do me mbet i Shqipërisë, a do me u bë i Kosovës? Edhe ju kam përgjigjur: Dua me mbet i Kosovës sepse lojtar i Kosovës jam. E kam marr konfirmimin e tij se sado që kushton me mjete ose sado që ka me zgjatë procedura neve federatën na ke prapa, mjafton dëshira jote me kanë.

“Bota sot”: Me pasaportë të Kosovës të Shqipëria, pse iu pengojnë të riktheheni në Kosovë?

Bardhyl Hajdaraj: Ato janë çështje tjera dhe frika nga mundësia të përsëritet një ankesë e dytë në një kohë që federata ka marr vërejtjen e fundit që nuk guxon të luaj asnjë lojtar pa e sqaruar origjinën e tij.

“Bota sot”: Keni mbetur peng?

Bardhyl Hajdaraj: Momentalisht unë jam peng dhe mund të luaj si vendor ne kampionatin e Shqipërisë, por që nuk përjashtohet mundësia edhe atje të kem probleme dhe ankesa sepse ne jemi shqiptar, ne nuk mendojmë të bëjmë mirë asnjëherë. Jemi të prirë për të bërë keq aq më shumë për të fortët.  Nuk mendoj që kjo do të zbeh përformancën time, por që me përjashton nga pjesëmarrja në përfaqësuese ndoshta derisa të zgjidhet çështja e origjinës.

“Bota sot”: A ia keni parë sherrin ankesës?

Bardhyl Hajdaraj: Natyrisht që po! Unë këtë vit kam luajtur në kualifikime në Estoni për kombëtaren e Kosovës dhe kanë qenë Federata Botërore që e ka lejuar një gjë të tillë, pastaj vitin e kaluar kam luajtur si vendor për klubin e Pejës në Champions League dhe aty ka qenë federata e Botës që më ka llogaritur si Kosovës.

“Bota sot”: Kush bëri ankesë?

Bardhyl Hajdaraj: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat