Lojë fenomenale e studenteve tetovare, gjunjëzuan kampionen e Maqedonisë

Volejboll

Lojë fenomenale e studenteve tetovare, gjunjëzuan kampionen e Maqedonisë

Nga: Shaban Sinani Më: 29 tetor 2017 Në ora: 12:49
Universiteti i Ttetovës

Klubi i volejbollit për femra Universiteti i Tetovës vazhdon me paraqitjet e shumë të mira, pas fitores në javën e kaluar kundër nënkampionit  Janta Volej, studentet tetovare me lojë fenomenale mundi  kampionin aktual SV Kumanova me rezultatin 3:1 në sete (25:15, 12:25, 25:23, 25:16). Fitorja erdhi si pasoj e lojës kolektive ku nuk mungoi as përkrahja e publikut. 

“ Vajzat u paraqitën mjaftë mirë, i përgëzoj dhe  i uroj për fitoren e madhe. Vërtet kanë dhënë  maksimumin, janë treguar në të gjitha  nivelet ashtu siç duhet, domethënë edhe teknikisht edhe taktikisht. Kështu që ne  realizuam planin tonë që e kishim qëllimin të mposhtim  kampionin dhe ne në  të gjitha setat, duke  filluar  nga  i pari në të cilën treguam një lojë dominuese. Seti i dytë, fillimisht ne lujatëm ashtu siç duhet, por  fati deshti që neve  të humbim një set, por nuk ne nuk u  dorëzuam vajzat mblodhën forcën dhe treguan kualitetin e tyre dhe ne korrëm një fitore mjaftë të madhe” deklaroi Laureta Abazi, trajnere e KV Universiteti i Tetovës

Elinda Jonuzi, kapitene e studenteve tetovare e kënaqur më lojë dhe  fitoren ka  veçuar përforcimin Sara Shehun dhe pasuesen Erjona Jonuzi.

 “Jam shumë e kënaqur nga ndeshja e sotme, pavarësisht  se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme për neve për shkak se luajtëm me kampionin e sezonit të kaluar, por që treguam  shumë sukses dhe shpresoj edhe për  fitore të radhësnë ndeshjenqë na  pret javën e ardhshme në Strumicë. Gjthashtu jam shumë e kënaqur  nga përforcimi që kemi marr nga  Shqipëria dhe gjithashtu edhe  pasuesen që e kemi të paparë” tha Elinda Jonuzi kapitene  e ekipit.

Në ndeshjet tjera të javës së dytë u shënuan këto rezultate: Pelisteri – Nakovski Volej 1:3, Studenti – Viktori Volej 2:3, Bamikori – Makedonija Maks 3:0 dhe  Planet – Janta Volej 1:3. Pas 2 xhirove të zhvilluara dy skuadrat tetovare ndajnë pozitën e parë me nga 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat