Kadriu: Luftojmë në dy fronte

Volejboll

Kadriu: Luftojmë në dy fronte

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 18:08
Yll Kadriu

Vetëm tri pikë janë larg liderit, Dritës nga Gjilani. Skenderaj synon të vazhdojë me fitore deri në fund të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave. Vashat nga Skenderaj kanë tri fitore e një humbje, duke u renditur në vend të dytë me 9 pikë, ndërsa kampioni në fuqi Drita udhëheq me 12 sosh.  Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, është krenar që ka ekipin me moshë të re dhe që e lakmojnë edhe mjedise të tjera.

“Bota sot”: Skenderaj katër ndeshje, tri fitore e një humbje, mban pozitën e dytë me 9 pikë. A mendoni se janë rezultatet e pritura?

Yll Kadriu: Ne kemi 9 pikë në 4 ndeshje, realisht e kemi bërë një gabim të cilin as unë si trajner as lojtarët nuk e kemi pritur, duke u nisur nga cilësia që e kemi, mirëpo këto gjëra ndodhin në sport. Ne jemi ekip që e kemi ruajt strukturën e ekipit dhe nuk kemi bërë asnjë blerje, pra jemi ekip 100 për qind drenicas, dhe çka është më e rëndësishme vetëm 4 vajza janë mbi moshën 20-vjeçare, pjesa tjetër është 18 e më të reja. Mendoj që kjo është edhe arsyeja që ekipi mund të gaboj, pasi që është ekip me moshë të re dhe ka nevojë për përvojë, përkundër që është shumë cilësor.

“Bota sot”: A do të jetë edicion më i mirë apo më i zbehtë?

Yll Kadriu: Mund të them që do të jetë vit më interesant se vitin e kaluar, dhe do të jetë e vështirë të dihet se si do të shkojnë gjërat deri në fund. Ajo çka mua me kënaq më shumë është që po iu jap hapësirë secilës vajzë në ekip të luaj dhe të zhvillohet, gjë e cila na bën me të veçantë se ekipet tjera. Gjithashtu si komunë e vogël që jemi luftojmë në dy fronte,  domethënë edhe në kategorinë juniore ku jemi në vendin e parë pa asnjë humbje. Dhe mendoj që kjo është një arritje e madhe.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh për titull, si rivale të vështira?

Yll Kadriu:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat