Publikohet kalendari i Kupës së FSHV-së

Volejboll

Publikohet kalendari i Kupës së FSHV-së

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:55
Pamje nga një ndeshje

Ashtu si kishte paralajmëruar, Federata Shqiptare e Volejbollit ka publikuar kalendarin e ndeshjeve të Kupës së Fedearatës në Ligën Amatore të Volejbollit, raporton telesport. Sipas një njoftimi të FSHV-së mësohet se: “Ditën e hënë, më datën 13 nëntor, do të nisin ndeshjet cerekfinale të Kupës së FSHV-së të Ligës Amatore në volejboll. Kjo fazë do të luhet për katër ditë me radhë dhe skuadrat fituese do të shkojnë në fazën gjysmëfinale, që do të zhvillohet më datat 20-21 nëntor.

Sic kemi njoftuar, në këtë turne (Kupa e FSHV-së) do të luajnë 4 skuadrat e renditura të parat në fazën në grupe, në përfundim të sezonit të kaluar.”-thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës.

Më tej Federata Shqiptare e Volejbollit u bën thirrje të gjithë të interesuarëve të rregjistrohen në Ligën Amatore të Volejbollit.

“FSHV ju uron suksese skuadrave pjesëmarrëse në këtë aktivitet dhe fton të gjithë të interesuarit që duan të luajnë në kampionatin e ri, të regjistrohen.

Përmes Ligës Amatore, FSHV hap dyert për pjesëmarrje për të gjithë dashamirësit e sportit të volejbollit, ndaj mos ngurroni të afroheni për të luajtur dhe për t’u argëtuar së bashku, duke ju garantuar mbështetjen tonë të plotë”- përfundon njoftimin i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat