Kush e ndihmon KV Skenderajn?

Volejboll

Kush e ndihmon KV Skenderajn?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:57
Ylli Kadriu

Trajneri i klubit të volejbollit Skenderaj (femrat), Ylli Kadriu, sa i përket kushteve, ka thënë se janë të mira:

“Kushtet janë relativisht të mira, kemi ndihmë pak nga komuna dhe më shumë nga donatorët, Musa Gashi dhe Afrim Durmishi, të cilët tash e 11 vite na ndihmojnë pa ndërprerë. Megjithatë ekipi është rritur po ashtu dhe cilësia në skuadër, dhe në këtë formë janë rritur edhe shpenzimet, çka normalisht kërkohet ndihmë edhe më e madhe.

Ndoshta me ofrimin edhe të ndonjë donatori të fuqishëm ne do të ishim ekip shumë stabil dhe gjithmonë në luftë për titull”. Skenderaj zotohet se do të mobilizohet në tërësi, me synime që të fitojnë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat