Kampionati Ballkanik në Kosovë

Volejboll

Kampionati Ballkanik në Kosovë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:23
Pamje nga takimi

Në Tiranë është mbajtur asambleja e XIX-të e Federatës Ballkanike të Volejbollit.

Federata e Volejbollit e Kosovës në këtë asamble është përfaqësuar nga Kryetari Abedin Ibrahimi, nënkryetari Visar Alimehaj dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.

Në këtë asamble ndër të tjera u vendos që Kampionati Ballkanik i volejbollit për grupmoshën U-18, në konkurrencën e femrave dhe Kampionati Ballkanik në Beach Volleyball U-20 për femra dhe meshkuj të mbahen në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat