Shqiptaret synojnë gjysmëfinalen e Maqedonisë

Volejboll

Shqiptaret synojnë gjysmëfinalen e Maqedonisë

Nga: K.Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:28
Universiteti

Universiteti i Tetovës me një këmbë është në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në volejboll, falë fitores në Strumicë me rezultat 3:1 Viktori Volej. Ato ndeshjen e kthimit e luajnë nesër në orën 18.00 në Strumicë dhe besojnë në fitore. “Të nesërmen volejbollistet e Universitetit të Tetovës zhvillojnë ndeshjen e kthimi të 1/4 të kupës së Maqedonisë, me KV Viktori Volej Strumicë, ndeshje e vlefshme për kualifikim tonë për në gjysmëfinale.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 18.00, në sallën sportive të UT. Shpresojmë në fitore!”, tha Laureta Abazi, trajnere e Universitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat