Erzeni mposht me vështirësi Studentin në gjysmëfinalen e parë

Volejboll

Erzeni mposht me vështirësi Studentin në gjysmëfinalen e parë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 06:28
Pamje nga takimi

Në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” u zhvillua sot në mbrëmje gjysmëfinalja e parë e play off-it në volejboll për meshkuj midis Erzenit dhe Studentit. Skuadra shijakase fitoi 3-0, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje, por ky sukses i volejbollistëve të trajnerit Arben Sako nuk ishte aspak i lehtë. Miqtë nga kryeqyteti dueluan fort dhe me pak kujdes mund të kishim arritur një rezultat tjetër, ndërkohë që seti i parë vendosi shumë për fatin e takimit.

Seti i hapujes ëhstë mjaft i ekuilibruar, të dyja ekipet rivalizojnë fort për çdo pikë, por në shtesë shijakasit fitojnë 26-24, duke qenë më të lirshëm në setin e dytë, ku kanë komandën e lojës nën kontroll dhe fitojnë pa shumë probleme 25-18. Rivaliteti rikthehet në setin e tretë, aty ku Studenti tenton të rihapë ndeshjen dhe rivalizon deri në pikën e 20-të, por në fund gabon. Erzeni shkëputet e fiton 25-21 e krejt ndeshjen 3-0.

Ditën e premte, në Tiranë do të luhet ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, ndërkohë që në gjysmëfinalen tjetër për meshkuj luajtur sot në kryeqytet, Partizani fitoi 3-0 ndaj Tiranës në derbi.

Play off,  Gjysmëfinale – Meshkuj

10 prill, Partizani – Tirana, 3-0 (25-17, 25-11, 25-17)

10 prill, Erzeni – Studenti, 3-0 (26-24, 25-18, 25-21)

13 prill, Tirana – Partizani, ora 19:00 (Fahrie Hoti)

13 prill, Studenti – Erzeni, ora 19:00 (Asllan Rusi-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat