Gjest i mirë i FVK-së

Volejboll

Gjest i mirë i FVK-së

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:27
Gjest i mirë i FVK-së

Komisioni për zhvillim i FVK-së i shoqëruar nga kryetari Abedin Ibrahimi dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikçi, kanë filluar fazen e implementimit të projektit katër vjecar të shkollave të volejbollit në Kosovë.

Në këtë fazë të projektit shkollave të volejbollit u janë shpërndarë paisje sportive (topa dhe rrjetë) në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për punë.

Ekspedita e FVK-së shpërndarjen e paisjeve e ka filluar në Gjakovë te KV Vëllaznimi për të vazhduar në Lipjan te klubet e volejbollit Ulpiana dhe Kaçanik.

Në javët në vazhdim Komisioni për zhvillim do të vazhdoj me fazen e parë të implementimit edhe në 9 shkolla të volejbollit në mbarë Kosovën.

Federata e Volejbollit i'u uron punë të mbarë dhe suksese të gjitha shkollave që janë pjesë e projektit !

Ky është vetëm fillimi i mbështetjes për të gjitha klubet që punojn e sidomos atyre me grupmoshat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat