Partizanit rikthehet te titulli, ‘shkurorëzon’ Barleti Volley

Volejboll

Partizanit rikthehet te titulli, ‘shkurorëzon’ Barleti Volley

Më: 21 prill 2018 Në ora: 22:39
Barleti Volley

Partizani zbriti nga froni Barletin Volley në volejbollin e femrave duke fituar dhe ndeshjen e 3-të të Play off dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 u rikthye te titulli kampion pas plot 64 vjetësh.

3-1 ishte rezultati i finales së 3-të të luajtur në “Asllan Rusi” ku ekipi i Roland Tarjas tregoi dhe njëherë se ishte skuadra më e mirë në parket. Pas fitoreve 3-1 dy takimet paraardhëse dhe ndeshja e 3-të e Play off nisi me setin e parë të fituar nga kampionet në fuqi, që triumfuan 25-23.

Me të njëjtin rezultat skuadra e Partizanit u përgjigj në setin e dytë, ndërkohë që në setin e 3-të e pati më të thjeshtë duke fituar 25-19. Seti i fundit nuk pati histori me vajzat e kuqe që triumfuan 25-11 duke rrëmbyer dhe titullin kampion.

Një sukses i merituar për ekipin e Tarjas, që në fazën e dytë të sezonit nuk humbi asnjë ndeshje ndërsa 1 muaj më parë kishte fituar dhe Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat