Vakifbank, kampione e Europës

Volejboll

Vakifbank, kampione e Europës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 13:18
Vakibank

Skuadra turke e Vakibank është shpallur për të dytin vit me radhë kampione e Europës në volejboll për femra. Në finalen e luajtur në Bukuresht, skuadra e drejtuar nga trajneri Giovanni Guidetti mposhti 3:0 (25-17, 25-11, 25-17)  ekipin vendës të Alba Blaj, në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë. Epërsia e skuadrës turke ishte e madhe, duke e dopminuar ndeshjen në të trija setet dhe e meritoi fitoren.

Kjo është hera e katërt që ekipi i Vakifbank fitoi këtë turne (2011, 2013 dhe 2017 tri herët e tjera), që konfirmohet si skuadra më e mirë në kontinentin e vjetër dhe në fund mori medaljet e arta, dnërsa rumunet e Alba Blaj ato të argjendat. Në vendin e tretë u rendit ekipi italian i Conegliano, që mundi 3:0 (25-17, 25-18, 25-20) turqit e Gallatasaraj dhe mori medaljen e bronzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat