Gërbovci ka në shenjë disa lojtare të elitës!

Volejboll

Gërbovci ka në shenjë disa lojtare të elitës!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2018 Në ora: 14:59
Ganimete Gërbovci

Prishtina F. është anëtare e elitës së volejbollit të Kosovës (femrat).  Synimet e klubit prishtinas janë që të jenë arrë e fortë për çdo ekip dhe mos të mendojnë për pjesën e poshtme të tabelës. Merret vesh se Ganimete Gërbovci, trajnere e Prishtina F. shikon sikurse me llupë disa nga lojtaret në ekipet tjera, që gjatë afatit kalimtar t’i transferon në klubin e saj.

Ajo shikon disa lojtare, si në Skenderaj, Prishtina Volley, Dritë Gjilanit, Kastriotin e Ferizajt etj. Megjithatë, burimet bëjnë me dije se Gërbovci me disa ka një lloji pajtimit që të bëhen pjesë e Prishtina F. por ende nuk janë dakorduar për të gjitha detajet.   Me gjasë do të largohet edhe ndonjë lojtare nga ekipi që konsiderohet edhe si tepricë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat