Bumi i shqiptarit të Kosovës, firmos me kampionin e Francës!

Volejboll

Bumi i shqiptarit të Kosovës, firmos me kampionin e Francës!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:12
Gazmend Husaj me numër 8

Volejbollisti më i mirë shqiptar, Gazmend Husaj, do të vazhdojë karrierën në Kampionatin e Francës.  Reprezentuesi i Shqipërisë,  djaloshi nga qyteti i Pejës, pas disa viteve në elitën e volejbollit turk përkatësisht në ekipin Inegol bld, vendosi të ndërrojë mjedis dhe tani e tutje do të vesh fanellën e kampionit të Francës, Tours Vb. “Unë kontratën me Inegol bld kam mbaruar. Isha në bisedime me disa ekipe dhe si përfundim vendosa të nënshkruaj në Francë me ekipin Tours Vb, që para një jave u shpall edhe kampion i Francës. Kushtet që më ofruan dhe garimi në garat europiane, Champions League me bën që të lë Turqinë për këtë ekip mjaft të mirë.

Jam shumë i kënaqur dhe mezi pres që të filloj në një ambient të ri”, thotë ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, Husaj. Volejbollisti tha se  ekipi francez është jashtëzakonisht mirë i organizuar. “Ky ekip është një ndër më të organizuarit në Evropë. Çdo vit luan edhe në garat Europiane dhe pa dyshim është ekipi më i mirë në Francë. Unë në këtë ekip do të luaj rolin e pranuesit siç e kam luajtur gjithmonë. Dhe shpresoj që të jetë një sezon pa lëndime dhe pres shume nga vetja ime. Shpresoj që do t’i ndihmoj ekipit në arritjen e synimeve po ashtu edhe të mijave”, tha Husaj. 

Ai flet edhe për ekipin Inegol bld që nuk patën sukses në edicionin e fundit në elitën turke. “Ishte një sezon jo aq e mirë nga ana ekipore ku si ekip nuk arritëm synimet tona që të futemi në mesin e 6 më të mirëve. Siç dihet kemi pas disa lëndime dhe disa probleme të vogla gjatë sezonit. Kurse nga individuale mund ta quaj një sezon mjaft të mirë dhe të suksesshme, ku në të gjitha kategoritë arrita të shpallem ndër 5 më të mirët në ligën turke”, ka thënë volejbollisti pejan, që këto ditë qëndrojë për pushime në vendlindje. Çfarë nuk u eci mirë?” Lëndimet dhe mos mundësia për t’i zëvendësuar!”, thotë Husaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat