Humbje e ngushtë e Shqipërisë nga Kroacia

Volejboll

Humbje e ngushtë e Shqipërisë nga Kroacia

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë - meshkujt në volejboll është mundur me 3:2 nga Kroacia, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të Grupit B në Ligën e Europës.

Kjo është humbja e pestë e Shqipërisë në këto eliminatore, ku arritie dhe një fitore. Ashtu si katër ditë më parë ndaj Hungarisë, djemtë kuqezinj arritën të rikuperojnë një disavantazh 0-2 me sete, duke barazuar 2-2, por pa mundur të bëjnë edhe hapin final. Një lojë me hope e kombëtares shqiptare, që nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në fushën e saj edhe pse e kërkoi me ngulm këtë gjë. Shqipëria eliminohet kështu nga ky turne, të cilit një vit më parë iu afruar shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat