Cili do bëjë ekipin më të fortë Krasniqi apo Gërbovci ose do të jetë një luftë më shumë se sportive?

Volejboll

Cili do bëjë ekipin më të fortë Krasniqi apo Gërbovci ose do të jetë një luftë më shumë se sportive?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:38
Pamje nga një përshendetje mes ekipeve

Në volejbollin femëror rikthehet rivaliteti i klubeve nga kryeqyteti, Prishtina Volley dhe Prishtina F., kjo e fundit sapo u rikthye në elitë! Naser Krasniqi njihet si punëtor i madh sidomos një organizator i jashtëzakonshëm, një trajner që di ta ndezë luftën sportive,  ndërsa Ganimete Gërbovci, një trajnere e re e me perspektivë dhe është para një sfidë të re apo në një siklet të elitës.

Cili do të bëjë ekipin më të fortë për në edicionin e ri? Merret vesh se do të bëhet një garë e fortë mes këtyre ekipeve se cila do të ketë primatin në elitë. Naser Krasniqi është në hulumtim të tregut dhe sigurisht se do të godas aty ku duhet, ndërsa kryetari i klubit Prishtina F., Mehdi Mehmeti,  do të bëjë goditje aty ku e kërkon nevoja dhe të jenë një ekip që do të prish punë të gjithëve.

Ndaj, dy klube nga kryeqyteti, do të i japin një pamje më të mirë elitës dhe sidomos rivaliteti do të jetë më shumë se sportivë. Naser Krasniqi synon të bëjë një ekip shumë të fortë, ndërsa Gërbovci është në heshtje dhe askush nuk e di planet e saja sa i përket ekipit. Fundja, Krasniqi nuk do të lë guri pa lëviz dhe nuk do të lejojë që Prishtina F. t'ia marrë primatin. Krasniqi njihet si fanatik i madh dhe do të orvatet të bëjë një ekip edhe më të fortë se edicionin e kaluar dhe të frikshëm edhe për rivalen nga kryeqyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat