Madeleine Albright, ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithmonë do të mbetet në kujtesë të shqiptarëve, për ndihmën e madhe që bëri për popullin e Kosovës, në periudhën e viteve të 90-ta, kur Kosova sulmohej nga të gjitha anët nga agresori serb.
Klubi i të rejave në volejboll Prishtina F. nuk do ta ketë më këtë emër, por tani e tutje është pagëzuar me emrin KV “Madeleine Albright”. “Klubi i të rejave e ka emrin ‘Madeleine Albright’.
Këtë e emër e ka për shkak të ndihmës së madhe që bëri Madeleine Albright për popullin e Kosovës. Ky pagëzim i klubit vije në ditën e Çlirimit të Kosovës dhe kryeqytetit të saj”, tha Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit në koordinim me kryetaren Halime Fetahu. Trajneri për të rejat është Arjeta Hyseni. Ganimete Gërbovci, kryetrajnere te senioret e Prishtinës dhe Fejzullah Ademi, sekretar i KV Prishtinës F.