Në klubin që femrat kanë pushtet, a ndihet Mehdiu krenarë?

Volejboll

Në klubin që femrat kanë pushtet, a ndihet Mehdiu krenarë?

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:05
Halime Fetahu

Në Kosovë femrat shumë pak kanë pushtet sepse nuk iu besojnë edhe shumë në aftësitë që kanë për të menaxhuar një klub sportiv dhe në radhë të parë se menaxhimin mund ta bëjnë keq ose edhe nuk e kanë trurin e zhvilluar në përllogaritje!

Megjithatë Mehdi Mehmeti është drejtor i klubit sportiv, por është krenarë që femrave iu ka dhënë pushtet, sepse Halime Fetahu është kryetare e klubit dhe e menaxhon situatën jashtëzakonisht mirë.

Jo vetëm kaq, në të gjitha kategoritë, si Ganimete Gërbovci për seniore te Prishtina F. që është anëtare e elitës së volejbollit, kurse Arjeta Hyseni drejton të rejat e KV “Madeleine Albright”, që është nën ombrellën e KV Prishtina F.

Në fakt, disa kishin parashikuar se Ganimete Gërbovci nuk mund ta drejtojë ekipin dhe ishte një zgjidhje e gabuar atëkohë nga klubi, por me kalimin e kohës u pa se ishte përzgjedhje e qëlluar dhe që i dha frymë klubit si për nga disiplina e harmonia, po ashtu edhe në rritjen e cilësisë. Me Gërbovcin, Fetahun e Hysenin, janë ofruar edhe shumë të reja në klubin prishtinas sepse e ndjejnë vetën të qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat