Kombëtarja U-20, vendi i katërt në Ballkaniadë

Volejboll

Kombëtarja U-20, vendi i katërt në Ballkaniadë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:34
Kombëtarja U-20, vendi i katërt në Ballkaniadë

Kombëtarja U-20 në volejboll për djem është renditur në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvilluar më datat 4-8 korrik në Bosnje-Herzegovinë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Arben Sako zhvilluan 5 takime në këtë turne, duke arritur dy fitore dhe tri humbje. Shqipëria u klasifikua e dyta në Grupin B, pas Rumanisë, duke mposhtur Kosovën dhe vendin organizator të Bosnjës.

Për pasojë, kuqezinjtë u kualifikuan në gjysmëfinale, ku u mundën 3:0 nga Serbia. Shqipëria tentoi të kapte vendin  e tretë dhe të merrte medaljen e bronzit, por u mund 3:2 nga Turqia, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Gjithsesi, vendi i katërt mbetet një rezultat i mirë për volejbollin shqiptar, duke parë rivalitetin e madh në rajon. Volejbollisti Redi Bakiri hyri në formacionin ideal të këtij turneu.

Rezultatet teknike të Kombëtares U-20 djem në Ballkaniadë

Shqipëri – Kosovë 3:0

Shqipëri – Rumani 1:3

Shqipëri – Bosnjë/Herzegovinë 3:2

Shqipëri – Serbi 0:3

Shqipëri – Turqi 2:3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat