Kajtazi: Volejbollin e Kosovës e riktheu në udhën që gjithnjë e ka kërkuar me të drejtë...

Volejboll

Kajtazi: Volejbollin e Kosovës e riktheu në udhën që gjithnjë e ka kërkuar me të drejtë...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:49
Kajtazi: Volejbollin e Kosovës e riktheu në udhën që gjithnjë e ka kërkuar me të drejtë...

Volejbolli ka pasur një varg aktivitetesh në rrafshin ndërkombëtar. Kombëtarja e Kosovës (femra-meshkuj) është paraqitur në garat e Ligës së Argjendtë të Evropës për seniorë dhe me grupmoshat e reja në Kampionatin Ballkanik. Trajneri i Prishtina Volley-t (meshkujt) dhe njëherësh i kombëtares së Kosovës U-20, Xhavit Kajtazi, tha se ka shumë për t’u bërë. 

“Përvoja ndërkombëtare që ka zënë fill zyrtarisht para dy vjetësh, volejbollin e Kosovës e riktheu në udhën që gjithnjë e ka kërkuar me të drejtë, e që e penguan qarqet politike padrejtësisht.

U thyen edhe këto barriera dhe Kosova, qoftë në rang klubesh, qoftë në nivelin përfaqësues ka nisur një periudhë të rëndësishme dhe po kaq të vështirë, për të rishkruar historinë me shumë vonesë dhe pa fajin tonë. Ka shumë për të bërë. Kryesorja është që duhet shtuar organizimi dhe të punohet më shumë në nivel klubesh, sepse varësisht nga kjo varen edhe rezultatet në rrafshin përfaqësues”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kajtazi..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat