Husaj: Të të gjitha ekipet vërehet mos eksperiencë

Volejboll

Husaj: Të të gjitha ekipet vërehet mos eksperiencë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:52
Husaj: Të të gjitha ekipet vërehet mos eksperiencë

Volejbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Gazmend Husaj, njëherësh i ekipit kampion të Francës, Tours Volley,  shprehet se duhet shumë punë në Kosovë. “Sigurisht që sa më shumë aktivitete të niveleve të tilla aq më shumë ndikon në ngritjen e nivelit individual dhe kolektiv që për momentin nuk mund ta quaja nivel të kënaqshëm, ku ka disa faktorë.

Që një ekip qoftë ai kombëtarë apo jo që të arrij të komponohet dhe të lidhet mes veti duhet sa më shumë punë në grup dhe ndeshje të tilla. Këto aktivitete vetëm i ndihmojnë volejbollit tonë.

Të të gjitha ekipet vërehet mos eksperiencë për t’u përball me nivele më të lartë. Jam shumë optimist se nëse vazhdohet me këtë ritëm dikur do t’i shohim frytet e saj sa do që të vogla të jenë.

Por puna e madhe sigurisht duhet të bëhet me grupmosha të reja dhe nëpër ekipet përkatëse me një punë me profesionale dhe me angazhim më të madh nga trajnerët”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Husaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat