Mali i Zi del fitures në Kosovë

Volejboll

Mali i Zi del fitures në Kosovë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:28
Mali i Zi del fitures në Kosovë

Ka përfunduar në Gjakovë Kampionati Ballkanik për femra U17. Pas pesë ditë ndeshjesh mjaft interesante Mali i Zi arriti të shpallet Kampion Ballkanik pa asnjë humbje.

Në vendin e dytë u plasua ekipi i Turqisë me një humbje pikërisht nga ekipi i Malit të zi, ndeshje kjo e cila u zhvillua ditën e parë të garave. 
Vendi i tretë i ka takuar ekipit të Bosnje e Hercegovinës i cili në përballjen e fundit arriti të fitoj kundër Maqedonisë në përballjen direkte për vend të tretë.
Pas humbjes në ndeshjen e fundit Maqedonia është renditur e katërta, ndërsa vendin e pestë respektivisht të gjashtin kanë fituar Shqipëria dhe Kosova. 
Në fund të turneut për tri vendet e para u ndanë medalje, ndërsa për Kampionin edhe Kupa Ballkanike të cilën Kapitenes së ekipit të Malit të Zi Tusevljak ja ndau kryetari i FVK-së z. Abedin Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat